Lajçak dhe Escobar në Kosovë: Sovraniteti dhe territori nuk cenohen

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk cenohen. Është ky mesazh i fortë që përçoi në Prishtinë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndërsa i emëruari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ndodhet në Prishtinë për të dhënë mesazh se BE dhe SHBA punojnë krah për krah për procesin e dialogut.

Këto deklarata erdhën pas një takimi me dyer të mbyllura të zhvilluara me kryeministri e Kosovës, Albin Kurti.

Më herët Escobar dhe Lajçak u pritën edhe nga presidentja, Vjosa Osmani. Pas takimit kryetarja e shtetit të Kosovës, tha se diskutuan kryesisht për dialogun e lehtësuar nga BE, ndërsa akuzoi Serbinë se po bllokon bisedimet në Bruksel. Gjithashtu përsëriti kërkesën që marrëveshja përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke. 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!