Lajçak thyen “heshtjen” pas takimeve me opozitën: Tregon çfarë pajtueshmërie u arrit

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se ka dëgjuar me kënaqësi mirëkuptimin që ata kanë për rëndësinë e dialogut si dhe mbështetjen që ata i japin këtij procesi, shkruan Rahoveci INFO.

“Sot, Gabriel Escobar dhe unë u takuam me partitë politike opozitare në Kosovë. Me kënaqësi dëgjova mirëkuptimin e tyre për rëndësinë dhe mbështetjen për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai.

 

Në këto takime, Lajçak ishte i shoqëruar edhe nga i dërguari i presidentit Biden për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Ndryshe, para se të takoheshin me opozitën, Escobar e Lajçak kanë pasur takime edhe me krerët e shtetit teksa pas vizitës në Kosovë ata do të vazhdojnë për takime edhe në Serbi. /Rahoveci INFO/

 

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!