Papa Françesku apel murgeshave: Luftoni dhe brenda Kishës nëse trajtoheni padrejtësisht

Papa Françesku ftoi murgeshat që të luftojnë kur trajtohen padrejtësisht, edhe brenda Kishës, kur shërbimi i tyre i madh kthehet në skllavëri.

Me këto fjalë Papa hapi muajin shkurt në Rrjetin Botëror të Lutjeve. Në videon e publikuar nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, ai iu drejtua grave fetare duke ftuar komunitetin e krishterë t’i falënderojë për misionin dhe guximin e tyre.

“Ata nuk duhet të dekurajohen, por të vazhdojnë të bëjnë të njohur mirësinë e Zotit përmes veprave apostolike që kryejnë dhe mbi të gjitha përmes dëshmisë së shenjtërimit”, tha Ati i Shenjtë.

Papa gjithashtu nxit gratë në Kishë të dallojnë dhe të zgjedhin atë që është e mirë për misionin e tyre përballë sfidave të botës ku jetojmë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!