Rusia mohon në OKB sulmin ndaj Ukrainës: SHBA provokon

Ndonëse tensionet në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë në qendër të lajmeve botërore për muajt e fundit, Kremlini zyrtar mohoi sërish një sulm të mundshëm ndaj fqinjit të saj.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë në OKB për këtë çështje, përfaqësuesi i Rusisë përjashtoi çdo mundësi për një agresion ndaj Ukrainës.

Përkundrazi, Vassily Nebenzia akuzoi se Shtetet e Bashkuara po provokojnë me alarmet e dhëna herë pas herë për një pushtim rus.

“Duket sikur ju po kërkoni një luftë dhe që po prisni që një gjë e tillë të ndodhte, për të vërtetuar akuzat e juaja”, tha Nebenzia.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!