Vritet gruaja e futbollistit Ivan Torres

Cristina Vita Aranda, bashkëshortja e futbollistit paraguaian, Ivan Torres ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë një koncerti në amfiteatrin Jose Asuncion Flores në Asuncion.

Modelja 29-vjeçare është goditur në kokë nga të shtënat me armë në një zonë VIP, në një koncert në Paraguai.

Aranda, e cila ka tre fëmijë me Ivan Torres, është shpallur e vdekur menjëherë pasi është dërguar me urgjencë në spital.

Raportet lokale kanë thënëse mbrojtësi i majtë Torres, një ish-reprezentues U20 ka qenë gjithashtu në koncert dhe ka ka ndihmuar të dërgonte gruan e tij në spital, megjithëse, së fundmi, ata kanë njoftuar se po planifikonin të ndaheshin, pas 10 vjet martese.

Katër persona të moshës nga 23 deri në 40 vjeç janë qëlluar dhe sot ishin duke u trajtuar në spital.

Ivan, i cili e ka filluar karrierën e tij me skuadrën paraguaiane, Cerro Porteno përpara se të nënshkruante me Club Olimpia në dhjetor 2014, është raportuar se ka pësuar sulm paniku.

Lajmet Vritet gruaja e futbollistit Ivan Torres >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!