Burri 62-vjeçar pëson ereksion katër-orësh, ia shkaktoi koronavirusi

Një burrë 62-vjeçar nga Franca pësoi gjendjen e dhimbshme ndërsa po merrte trajtim për koronavirus në spital, shkruajnë mediet britanike, transmeton Rahoveci INFO.

Ereksioni i tejzgjatur iu shkaktua nga bllokimi i rrjedhjes së gjakut në penis, konstatuan mjekët francez.

Bllokimi i koagolimit të gjakut, ose tromboza, është raportuar si një ndërlikim i rrezikshëm deri në një të tretën e pacientëve të infektuar nga koronavirusi.

Por kjo besohet të jetë hera e parë që priapizmi është parë si një efekt anësor i koronavirusit, i cili ka vrarë 500,000 njerëz në të gjithë botën.

Pacienti u largua nga kujdesi intensiv pasi kaloi dy javë në ventilator, sipas autoriteteve shëndetësore, duke thënë se ai tani është rikuperuar nga Covid-19.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!