“Do t’i japim mësime të reja” – PSD del me paralajmërim për Kurtin

PSD me anë të një komunikate për media ka thënë se “pushteti i Kurtit po do t’u jap atyre mësime të reja për protestën”, por që këto mësime sipas tyre do t’i jepen qeverisë nga vet PSD, shkruan Rahoveci INFO.

“Sapo morëm vesh se Prokuroria ka kërkuar 1 muaj paraburgim për Dardan Molliqajn dhe Adem Megjuanin. Protesta masive dhe e përfunduar si paqësore u sulmua nga të gjitha anët për t’u kriminalizuar. Radha i erdhi policisë me 60 pjesëtarë të njësiteve të reagimit të shpejtë për ta rrethuar një studio televizive e arrestuar një person. Hallka e radhës është Prokuroria që caktoi mbajtjen prej 48 orësh dhe tash kërkon 1 muaj paraburgim”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Sipas PSD-së shihet qartë se motivet e drejtësisë janë hakmarrëse dhe politike.

“Pushteti i Albin Kurtit dëshiron të na japë mësime të reja për protestën. Mësimet të reja do t’i japim ne”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i PSD-së:

Pushteti i Albin Kurtit dëshiron të na japë mësime të reja për protestën. Mësimet e reja do t’i japim ne.

Sapo morëm vesh se Prokuroria ka kërkuar 1 muaj paraburgim për Dardan Molliqajn dhe Adem Megjuanin. Protesta masive dhe e përfunduar si paqësore u sulmua nga të gjitha anët për t’u kriminalizuar. Radha i erdhi policisë me 60 pjesëtarë të njësiteve të reagimit të shpejtë për ta rrethuar një studio televizive e arrestuar një person. Hallka e radhës është Prokuroria që caktoi mbajtjen prej 48 orësh dhe tash kërkon 1 muaj paraburgim.

Kërkesa për masë të paraburgimit përbën masën më të ashpër të lejuar që mund ta kërkojë Prokuroria. Kjo kërkesë e parë së bashku me shkeljet procedurale e materiale që kanë ngjarë përgjatë procesit të privimit të lirisë tregon qartë se i gjithë ky proces penal nuk është i motivuar nga nevoja për të zbatuar ligjin.

Qartazi motivet janë politike dhe hakmarrëse. Veprimet e organeve të drejtësisë mbi motive të tilla të ulëta janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës që para së gjithash mban lart liritë dhe të drejtat e njeriut.

Pushteti i Albin Kurtit dëshiron të na japë mësime të reja për protestën. Mësimet të reja do t’i japim ne!. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!