Greqi: Vdes në fushë futbollisti me origjinë shqiptare

Futbollisti me origjinë shqiptare Aleksandros Lambis ka vdekur në fushën e lojës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në ndeshjen e ligës së tretë mes Ilioupolit dhe Ermionidës.

22-vjeçari Lambis, në minutën e 5-të, papritur është rrëzuar në fushë dhe ka humbur ndjenjat.

Mjekët vrapuan për të dhënë ndihmën e parë por nuk mund të bënin asgjë, pasi ai kishte nevojë për shërbim të specializuar dhe për mjete të posaçme, shkruan abcnews.al.

Dyshohet se futbollisti kishte pësuar një arrest kardiak, pasi mjekët e ekipeve, pasi kishin telefonuar ambulancën, i kishin kërkuar të merrnin me vete një defibrilator.

Në momentin tragjik në stadiumin, ku po luhej ndeshja, nuk ndodhej asnjë autoambulancë.

Sipas raportimit të abcnews.al, ambulanca ka ardhur me vonesë në stadium.

Automjeti i urgjencës është telefonuar në orën 15:11, por ka ardhur në orën 15:27.

Në orën 15:32 ambulanca është nisur nga fusha në spital, ku ka mbërritur në orën 15:43, por tepër vonë për lojtarin grek.

Lambi është transportuar në spital me puls minimal, ku nuk ia ka dalë të shpëtojë.

Lajmet Greqi: Vdes në fushë futbollisti me origjinë shqiptare >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!