“Jam në ditët më të këqija, nuk keni ide si po ia kalojë”

Artistja Ronela Hajati së fundmi u bë emër i përfolur në mediat rozë pas fitores së saj në Festivalin e Këngës në RTSH.

Ronela ka publikuar një shkrim në Instagram me anë të të cilit “është rrëfyer” si asnjëherë më parë.

“Gjithë jetën time kam qeshur dhe isha optimiste edhe në ditët e mija më të këqija.. por tani jam në më të këqijat dhe nuk ia keni idenë sa keq po ia kalojë përderisa askujt nuk ia ndjen për mua! Ndjehem vetëm në gjithë këtë.. Ju kurrë nuk mund ta dini në çfarë dikush po kalon!”, ka shkruar Ronela.

Hajati është kritikuar shumë për tekstin e këngës “Sekret” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Pas fitores, Ronela me një postim në Instagram i kishte falënderuar të gjithë ata që e mbështetën.

“Turin shihemi! Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite! Ju dua me shpirt…”, kishte shkruar Ronela./21Media

Lajmet “Jam në ditët më të këqija, nuk keni ide si po ia kalojë” >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!