Koci me mëdyshje për arrestimin e Molliqajt: Policia nuk tregoi a tentoi ta thërras me telefon atë

Koci me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Policia nuk ka treguar nëse ka tentuar ta thërras me telefon Molliqajn, shkruan Rahoveci INFO.

Po ashtu, sipas Kocit duhet të sqarohet se pse është pritur katër ditë për realizimin e aksionit si  dhe pse është dashur që i njëjti  të arrestohet para kamerave, në hyrje të televizionit.

Postimi i plotë i Kocit:

Policia e Kosovës e ka publikuar ftesën/vërtetimin mbi dorëzimin e thirrjes për Dardan Molliqaj.

Në rregull. Po duket që procedura është respektuar.

Respekt për policinë!

Por, pasiqë momentumi dhe situata është e ndieshme, policia nuk na ka treguar se a ka tentuar ta therras me telefon Dardanin.

Mbi të gjitha, nuk na ka treguar pse ka pritur katër ditë, për realizimin e këtij aksioni?

Dardani nuk është fshehur këto ditë.

Une personalisht, dje e kam parë në qendër të Prishtinë, rreth orës 12.00 – në Apartament!

Pse është dashur të arrestohet para kamerave – në hyrje të TV7?

A nuk kanë mundur ta arrestojnë 10 minuta më herët, në dalje të Prishtinës-rrugës për në emision;

në qetësi, me efikasitet dhe pa pompë mediale?

Emisioni ēshtë paralajmëruar më herët!

Spektaklet nuk i duhen askujt, e më së paku policisë!. /Rahoveci INFO/

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!