Kurti e Sela flasin për “Open Ballkan”, ky i fundit kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia

Ai ka thënë se iniciativa e Ballkanit të Hapur nuk ka asnjë kuptim pa njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Këto takime ne si Aleancë për Shqiptarët i bëjmë në funksion të një zhvillimi politik. Rajoni ka zhvillime dhe për këtë na duhet edhe bashkëbisedim mes njerëzve të cilët duhet të kenë një udhë që i bashkon. E hapëm edhe diskutimin e krizës me pandeminë, masat të cilat mendojmë se do të lehtësohen. Për këtë na duhet edhe bashkëbisedim mes njerëzve. Diskutuam edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur të cilin qëndrimi i aleancës është më se i qartë në drejtim të kësaj. As një iniciativë në Ballkan nuk ka asnjë kuptim  përderisa nuk kompletohet mozaiku i fundit i stabilitetit të Ballkanit i cili është njohja e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Vetëm në këtë moment mund të hapen nisma të tilla regjionale. Ndryshe vlerësoi se kjo do të kishte efekt shumë të dëmshëm për shtetësinë e Kosovës  dhe në përgjithësi me shqiptarët”, ka thënë Sela.

Ndërsa për zgjedhjen e kryeministrit të ri në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Sela tha se duhet t’i jepet kohë, teksa tha se fajtor për gjendjen e shqiptarëve atje është Ali Ahmeti.

“Kuptohet edhe tema të tjera të bëjnë edhe meuri integrimet. Ai sapo është zgjedhur si kryeministër. mos keni asnjë dilemë. Qasja e kryeministrave kushdo qoftë ai. Në varësi të qasjes Zotri Ahmeti. Kur qasja e ti është e keqe shqiptarët i kanë punët keq. Me keqardhje them se qasja e Ahmetit ka qenë e keqe dhe për këtë shqiptarët kanë vuajt pasojat shumë”, ka thënë ai.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!