Kurti i përgjigjet Lajçakut: Kosova nuk i frikësohet zbatimit të Asociacionit

Këto komente ai i bëri duke iu përgjigjur deklaratës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak rreth çështjes së Asoaciacionit.

“Kosova nuk frikësohet por Kosova me qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme.Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur në Bruksel dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme në dialogun që zhvillohet i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndoshë i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha Kurti gjatë vizitës në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Ai ka theksuar se nuk janë biseduar modelet rreth Asociacionit, duke shtuar se “të drejtat e pakicave në Kosovë janë të respektuara me nivelin më të lartë të standardeve evropiane”.

Sipas Kurtit, interes parësor i Kosovës është mbrojtja e integritetit dhe funksionalitetit shtetëror.

Ndryshe, Lajçak në një konferencë për media tha se Kosova nuk duhet të frikësohet në dialog dhe se duhet të gjinden modalitetet për zbatimin e Asociacionit. /Rahoveci INFO/

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!