Memli Krasniqi pret në takim Ziadin Selën me bashkëpunëtorë

Me ta kanë diskutuar tema aktuale siç thotë Krasniqi, të interesit shtetëror e kombëtar.

”Përveç temave politike që preokupojnë qytetarët e dy vendeve tona, biseduam edhe për çështjen e masave kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës për të mos lejuar hyrjen e shtetasve të huaj pa dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, ku shprehëm shqetësimin për pengesat që po u shkaktohen shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Kosovë. Ne kemi reaguar në vazhdimësi lidhur me këtë duke kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i shqyrtoj dhe ndryshoj këto kufizime”.

”Si çdoherë, Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në veçanti me shqiptarët atje”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!