Ja si do të nisë pushtimi i Ukrainës, SHBA zbulon komplotin e Rusisë

Pas datës, raportohet dhe mënyra se si do të nisë lufta në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan Rusinë se po përgatitet të “fabrikojë një pretekst për një pushtim” të shtetit fqinj, këtë herë duke përdorur një video me pamje të rënda që do të paraqesë një sulm të rremë kundër Rusisë.

Një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Joe Biden i tha CNN se SHBA ka informacione serioze që sugjerojnë se qeveria e Moskës, me ndihmën e shërbimeve të inteligjencës ruse, ka planifikuar të prodhojë një video propagandistike. Në materialin filmik do të paraqiten skena të rënda të një “shpërthimi të rremë të inskenuar me kufoma, aktorë që luajnë rolin e vajtuesve dhe imazhe të lokacioneve të shkatërruara dhe pajisjeve ushtarake”, tha zyrtari.

SHBA beson se Rusia tashmë ka rekrutuar aktorë për t’u përfshirë në sulmin e rremë. Uashingtoni thotë se pajisjes ushtarake të përdorura në videon e sulmit të fabrikuar do të duken si ato të Ukrainës ose të një vendi aleat. Në të do të shfaqen dhe imazhe të dronëve Bajraktar, që vendi i NATO-s, Turqia, ia ka dhënë Ukrainës. Kjo do të bëhet për të implikuar Aleancën e Atlantikut të Veriut në sulm.

Ky zhvillim do të konsiderohet një sulm ndaj sovranitetit territorial të Rusisë dhe kundër njerëzve që flasin rusisht. Zyrtari thotë se kjo do të jetë shkëndija që i duhet presidentit Vladimir Putin, për të justifikuar pushtimin e Ukrainës. Ndërkohë, tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit sa vijnë e shtohen.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë dhe 2 mijë ushtarë të tjerë në Europë për ta mbrojtur atë nga ndonjë kërcënim i mundshëm nga Rusia. Këtë zhvillim Moska e konsideroi një hap shkatërrues që ul shanset për një zgjidhje politike të krizës për Ukrainën.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!