Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, Daçiqi viktimizohet para Lajçakut e Escobarit

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se Daçiq i është ankuar atij duke i shprehur “shqetësim” për çështjen e votimit të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e organizuar nga Beogradi, shkruan Rahoveci INFO.
“Sot në mëngjes, Escobar dhe unë u takuam me kryeparlamentarin Ivica Dacic. E vlerësova rolin e tij të rëndësishëm në përfaqësimin e Serbisë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja në të kaluarën. Ai përcolli shqetësimet e tij për gjetjen e një marrëveshjeje për serbët e Kosovës me të drejtë vote në zgjedhjet serbe”, ka shkruar Lajçak.
This morning, DAS Escobar and I met with Speaker Ivica Dacic. I appreciated his important role representing Serbia in the EU-facilitated Dialogue in the past. He conveyed his concerns about finding an arrangement for eligible Kosovo Serbs to vote in the Serbian elections. pic.twitter.com/jFVaE2NoSn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 3, 2022
Lajçak e Escobar përveç me Daçiqin janë takuar edhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, si dhe presidentin, Aleksander Vuçiq.
Por ky i fundit ka zgjedhur që pas takimit të injorojë praninë e dy emisarëve, duke udhëtuar kështu për në Kinë. /Rahoveci INFO/
Vuçiq e injoron Escobarin dhe Lajçakun, shkon në Kinë gjatë kohës sa ata janë në Serbi