VV dikur “shpallte çlirimin” nga shpenzimet: Do pijmë vetëm ujë të ujësjellësit

Kësisoj, rrjetet sociale janë mbushur me postime të mëhershme të zyrtarëve të VV-së të cilët krekoseshin për kursimin e buxhetit të shtetit, shkruan Rahoveci INFO.

I tillë është edhe postimi i deputetes Fitore Pacolli, teksa ajo publikonte fotografi me disa deputetë tjerë të VV-së, me disa gota me ujë në duar, duke thënë “lajmin e madh” se po kursehet buxheti dhe se nga tani e tutje do të pihet ujë vetëm nga ujësjellësi.

“Do të pijmë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë. Kjo e ngrit edhe vetëdijen e secilit deputet për rëndësinë e cikësisë së ujit të rrjetit publik. Do të ulim shpenzimet e parasë publike. Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë. Çdo vit do të kursejmë rreth 25 mijë euro”, shkruante deputetja Pacolli në postimin që ia shoqëronte edhe disa fotografi me kolegët e saj që dukeshin të gëzuar “që po kursehet buxheti”.

Mirëpo deputetët e VV-së nuk po dalin të jenë edhe aq kursimtarë.

 

Deputetja e këtij subjekti, Yllza Hoti ia ka shpenzuar shtetit hiç më pak se 810 euro për dy muaj në karburante.

Për më tepër ajo figuron se ska veturë dhe se jeton në Prishtinë, aty ku edhe gjendet objekti i Kuvendit të Kosovës që është edhe vendi i saj i punës.

Jeton në Prishtinë dhe s’ka veturë: Deputetja “supermene” e VV-së shpenzoi 810 euro naftë për dy muaj

Shpenzime të mëdha ka bërë edhe deputeti tjetër i këtij subjekti, Artan Abrashi, gjithësej 690 euro, ndonëse në të kaluarën ai mbante “ligjërata” kundër shpenzimeve të parasë së shtetit.

Deputeti që mbante “ligjërata” kundër shpenzimeve harxhoi 690 euro karburante veç për dy muaj

Njëjtë ka vepruar edhe deputeti Haxhi Avdyli, i cili ka shpenzuar 610 euro për dy muaj në karburante, ndonëse ka veturë të 20 mijë eurove. /Rahoveci INFO/

Haxhi Avdyli ia shpenzoi shtetit 630 euro naftë për dy muaj me veturë të 20 mijë eurove

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!