Ali Dula doktor i shkencës nga Rahoveci

Rahoveci sot fitoi një doktor shkence, e ai është profesor Ali Dula i cili në Stamboll në një prej universiteteve më prestigjioze të Turqisë “Marmara University” finalizoi projektin e tij doktoral duke mbrojtur disertacionin e tij në fushën e Komunikimit Politik dhe Marrëdhënieve me Publikun. Profilizimi akademik dhe avancimi shkencor i doktor Ali Dulës nisi pikërisht në sferën e Komunikologjisë dhe Marrëdhënieve me Publikun. Si intelektual jashtëzakonisht i çmuar e i përgatitur, doktor Ali Dula ka publikuar punimet e tij shkencore ndër revistat e njohura shkencore me indeks ndërkombëtar. Doktor Ali Dula është marrë dhe merret me shkrime letrare e publicistike që herët duke i botuar pothuajse në të gjitha mediat shiptare. Një seri shkrimesh të natyrës publicistike, i janë publikuar gjithandej në mediumet shqiptare duke shqyrtuar disa dukuri të cilat janë shfaqur si anomali në kulturën tonë. Komunikimi politik, ndikimi i medias në shoqëri, raportet ndërmjet disa segmenteve kulturore e politike e shkrime të tjera… janë shkrime që shfaqin reflektimet me një sens të hollë e kritik të doktor Ali Dulës. Doktor Ali Dula është njohës i disa gjuhëve të huaja si: anglisht, turqisht, boshnjakisht e arabisht. Natyrisht për një përgatitje e arritje të tillë shkencore që arrihet në vende të njohura të botës akademike, duhet të vlerësohet e gëzohet nga secili.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!