Bota në një javë: Nga tensionet Rusi-Ukrainë, tek Europa që zbut kufizimet e koronavirusit

Koreja e Veriut teston raketën e rrezikshme, publikon foto nga hapësira Koreja e Veriut konformoi testimin e një raketë balistike me rreze të mesme veprimi dhe ka publikuar disa fotografi, të cilat thotë se janë realizuar nga raketa më e fuqishme e lëshuar prej saj në vitet e fundit Testimi ka alarmuar komunitetin ndërkombëtar. Peniani ka realizuar një numër rekord testimesh, vetëm në muajin janar, një veprim i dënuar me forcë nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut, Japonia dhe shtete të tjera.

SHBA, stuhi dhe përmbytje përgjatë gjithë bregut lindor – Një stuhi e madhe dëbore ka goditur Bregun Lindor në SHBA. Mijëra banorë mbetën pa energji elektrike ndërsa në 10 shtete u shpall gjendja e emergjencës. Në disa pjesë të shtetit të Nju-Jorkut, bora arriti deri në 61 cm lartësi ndërsa në mbi 6000 fluturime u anuluan. Në qytete bregdetare pati edhe përmbytje, njëkohësisht me stuhinë e borës, të shkaktuara nga baticat e mëdha.

Rusia mohon në OKB sulmin ndaj Ukrainës: SHBA provokon Kremlini zyrtar ka mohuar një sulm të mundshëm ndaj Ukrainës në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë në OKB për këtë çështje. Përfaqësuesi i Rusisë përjashtoi çdo mundësi për një agresion ndaj Ukrainës dhe akuzoi se Shtetet e Bashkuara po provokojnë me alarmet e dhëna herë pas herë për një pushtim rus.

Rregulla të reja për udhëtimet, BE heq kufizimet për shtetet, i vendos për individët. Bashkimi Europian do të përdorin rregulla të reja për udhëtimet, në përpjekje për të lehtësuar lëvizjen e lirë dhe për ta bërë atë të sigurt. Sipas vendimit, të gjitha kufizimet duhet të hiqen për udhëtarët që zotërojnë një Certifikatë Digjitale Europiane për Covid-19, që vërteton vaksinimin me të paktën dy doza në 270 ditët e fundit, certifikatë shërimi të lëshuar në 180 ditët e fundit, ose një test negativ të kryer në 72 orët e fundit nëse është PCR, në 24 orët e fundit nëse është rapid test. Ata udhëtarë që nuk kanë një Pasaportë Europiane Imuniteti, duhet të kryejnë një test për Covid-19, 24 orë përpara mbërritjes. Këto rregulla të reja nuk janë detyruese për vendet e BE-së që t’i zbatojnë, por vijnë në formën e një rekomandimi.

Europa zbut kufizimet – OBSH apelon për kujdes dhe heqje graduale të masave. Norvegjia u bë shteti i dytë skandinav që hoqi shumicën e kufizimeve për frenimin e pandemisë. Me gjithë rritjen e infektimeve si pasojë e variantit Omicron, niveli i shtrimeve në spitale ka mbetur i qëndrueshëm, në vendin ku 91% e popullsisë është vaksinuar. Norvegjia e mori vendimin pas Danimarkës që u bë shteti i parë i BE që hoqi të gjitha kufizimet pavarësisht shifrave rekord të infektimit. Po ashtu, francezët u zgjuan me më shumë liri këtë të mërkurë, kur u shfuqizuan një sërë masash anticovid. Qytetarët nuk do të jenë më të detyruar të mbajnë maska në ambiente të jashtme apo të punojnë nga shtëpia. U hoq gjithashtu masat që kufizonte pjesëmarrjen në ambiente sportive dhe argëtuese. Sakaq, në Gjermani janë shtuar thirrjet për heqjen e kufizimeve.

Biden miraton dërgimin e trupave në Europë, por “hap”bazat e NATO-s për Putin – Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar zyrtarisht dërgimin e trupave shtesë në Europën Lindore. Shtimi i trupave amerikanë në Kontinentin e Vjetër bëhet në mbështetje të vendeve aleate të NATO-s që ndihen të kërcënuara nga lëvizjet ushtarake të Rusisë pranë Ukrainës. Pentagoni pritet të njoftojë se mes mijëra trupave, do të jenë edhe 2000 ushtarë që do të dërgohen në Poloni, ndërsa disa mijëra të tjerë do të dërgohen në vendet e Europës juglindore, si Rumania, thanë burimet për CNN. 

Tensionet në Ukrainë, Rusia dënon vendimin e SHBA për trupa shtesë në Evropë. Rusia ka dënuar vendimin e SHBA-së për të dërguar trupa shtesë në Evropë për të mbështetur aleatët e saj të NATO-s, mes frikës së vazhdueshme për një pushtim rus të Ukrainës. Moska tha se ky ishte një hap “shkatërrues” që rriti tensionin dhe zvogëloi hapësirën për një zgjidhje politike. Rusia ka rreth 100,000 trupa pranë Ukrainës por mohon planifikimin për të pushtuar.

Incidenti në Vatikan: I panjohuri ndërpret Papa Françeskun përmes akuzave. Një burrë i panjohur ka ndërprerë fjalimin dhe ka marrë vëmendjen e audiencës së Papa Françeskut në Vatikan, duke akuzuar kishën dhe vetë Papën. “Kisha nuk është ashtu siç e do Zoti. Zoti të refuzon ty At, ti nuk je një mbret”- tha burri, teksa u shoqërua jashtë nga autoritetet. Ai nuk bëri rezistencë dhe i lutej Papës në spanjisht dhe italisht për çështje të paditura. Papa Françesku e pa gjithë skenën dhe kërkoi të bëhej një lutje për të panjohurin.

Rihanna në pritje të ëmbël. Rihanna është shtatzënë! Ylli i pop-it dhe partneri i saj A$ap Rocky do të bëhen së shpejti prindër dhe s’mund ta ndanin lajmin me botën në mënyrën më origjinale se kaq!  33-vjeçarja dhe reperi janë fotografuar së fundmi në New York ku Riri, e veshur me xhinse dhe një xhaketë rozë tregoi qartazi barkun e rrumbullakosur.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!