“E thefsh qafen” – Zyrtarja e VV-së reagon e indinjuar pasi pa shpenzimet për naftë të deputetëve

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se të qenurit deputet nuk është privilegj, por përgjegjësi para qytetarëve, shkruan Rahoveci INFO.

Shala ka kujtuar se si vetëm brenda muajit 55 mijë qytetarë kanë aplikuar për vizë për ta lëshuar Kosovën.

“Në Gjakovë thojnë “Tu rritë mendja” që nënkupton “thefsh qafen”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

Në Gjakovë thojnë “Tu rritë mendja” që nënkupton “thefsh qafen”

Të qenurit përfaqësues i qytetarëve nuk duhet të jetë privilegj bre por përgjegjësi para qytetarëve dhe shërbim ndaj tyre.

(Pse e çoni kokën lartë kur duhet ulur?!)

Në Kosovën ku për 450 aplikime vizash, brenda muajit aplikojnë mbi 55,000 qytetarë, deputetët tanë shpenzojnë derivate mbi 800 Eu, 700, 600… për muaj, pra, deputetët që kanë rrogat më të majme në vend, e punë shumë pak prej tyre bëjnë, e qytetarët që aplikojnë për viza pune me dal jashtë vendit i kanë ëndërr pagat që deputetët tanë i shpenzojnë vetëm për derivate. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!