Flet ish-deputeti i LDK’së që kishte hequr dorë nga shpenzimet e karburantit

Ai në emisionin “Frontal” në T7 tha se ka jetuar në Prishtinë dhe për këtë arsye e ka refuzuar këtë pagesë.

“Unë kam vendosur që të heq dorë nga shpenzimet e udhëtimit për faktin se kam menduar që këto shpenzime nuk u takojnë deputetëve dhe kam menduar se një deputet që jeton në Prishtinë dhe në të njëjtën kohë nuk mund të deklarojë se jeton diku tjetër për të marr këto shpenzime, kam konsideruar që është shkelje”, ka deklaruar ai.

Grainca foli edhe për kërkesën që i bëri departamentit të financave në Kuvend që këto pagesa të ndaleshin për të.

“Sapo e kam kuptuar që Financat e parlamentit kanë paguar për shpenzimet e mija, unë u kam kërkuar financave që t’i ndërprenë ato”, tha ai,

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!