Kërkohet dorëheqja e deputetes Yllza Hoti: T’ia kthejë paratë buxhetit të shtetit

Këto shpenzime me para të shtetit janë bërë për të shkuar në punë, shkruan Rahoveci INFO.

E Kelmendi me anë të një postimi në Facebook ka kërkuar që deputetja Hoti t’ia kthejë paratë shtetit dhe të jap dorëheqje.

Postimi i plotë i Kelmendit në Facebook:

Dorëheqje, kthim i parave dhe kërkimfalje!

E tash rasti më i turpshëm prej krejt deputetëve që kanë shpenzuar për karburante kinse për udhëtim është ai i një deputeteje e cila pasi që u zbulua se ka marrë 810 euro para “për udhëtim nga Prizreni”, reagon duke e fshehur Prishtinën si vendbanim nga profili i saj në rrjetin social në Facebook.

Pra, ajo tregon se do të vazhdojë të mashtrojë.

Mashtrimi i parë është se duke qenë me vendbanim në Prishtinë merr kompensim për udhëtim. Mashtrimi i dytë – se e heq nga Facebooku vendbanimin në Prishtinë dhe lë vetëm si vendlindje Prizrenin, pasi që është zbuluar dallaverja.

Mashtruese recediviste.

Kjo duhet të japë dorëheqje qysh sonte nga posti i deputetes, të kërkojë falje dhe t’ia kthejë buxhetit të shtetit paratë!

Si dhe partia të distancohet nga ajo.

Çdo veprim tjetër është në shumë aspekte shumë problematik, thënë së buti!. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!