Stuhia e dimrit pezullon disa operacione transporti ndërkombëtare në SHBA

Kompania e transportit amerikan UPS ka pezulluar disa operacione në qendrën e saj më të madhe ndërkombëtare, në Kentaki, për shkak të stuhisë së dimrit që po godet një pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për sigurinë e punonjësve.

CNN raporton se rreth 300 avionë mallrash nisen çdo ditë nga Worldport në Louisville me 2 milionë pako për fluturime në mbarë botën. Por akulli që është krijuar në aeroportin ndërkombëtar e bën të pamundur që disa operacione të zhvillohen normalisht, tha zëdhënësi i kompanisë Jim Mayer, pa specifikuar se cilat.

“Në UPS, e vetmja gjë që vjen përpara shërbimit është siguria. Ne kemi zbatuar plane operacionale alternative dhe do të rifillojmë operacionet e plota sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Jim Mayer në një deklaratë.

Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, 263,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të erërave të forta dhe motit të keq. Shtetet më të prekura përfshijnë Teksasin, Tenesin, Arkansas, Mississippi, Illinois, Nju Jork dhe Virxhinia.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!