Hebrenjtë “talebanë” largohen nga Bosnje-Hercegovina, shkojnë në Mal të Zi

37 shtetas të huaj, anëtarë të grupit fetar hebre, Lev Tahor, u larguan nga Bosnje-Hercegovina për të kaluar në Mal të Zi. Njoftimi është bërë nga Shërbimi për Çështjet e të huajve që saktëson se bëhet fjalë për shtetas amerikanë, kanadezë dhe të Guatemalës. Veshjet dhe sjelljet e tyre nxitën një debat publik vitin e kaluar, me shumë boshnjakë që I konsideronin ata si “hebrenj talebanë”.

Autoritetet e Bosnje-Hercegovinës thanë se këta persona u larguan nga vendi përpara skadimit të afatit të qëndrimit pa viza, duke respektuar dispozitat ligjore. 37 nga 300 pjesëtarët e grupit “Lev Tahor” në të gjithë botën, besohet se mbërritën në Sarajevë në nëntor të vitit të kaluar.

Ky grupim fetar është akuzuar në të kaluarën për krime kundër fëmijëve, përfshirë rrëmbime dhe martesa të detyruara të tyre. “Lev Tahor” është prej vitesh në kërkim të një shteti që do t’i lejonte zhvillimin e besimit të tyre, të bazuar në interpretimin ultra-ortodoks të Torës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!