Putin-Xi Jinping nënshkruajnë dokumentin e përbashkët: SHBA destabilizon Evropën dhe Azinë

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai kinez Xi Jinping, nënshkruan në Pekin një deklaratë të përbashkët për të denoncuar ndikimin amerikan, të cilësuar si destabilizues në Evropë dhe Azi.

Në dokument, të dyja vendet kundërshtojnë një zgjerim të mundshëm të NATO-s në Evropë dhe denoncojnë “ndikimin negativ për paqen dhe stabilitetin e rajonit, strategjinë e Shteteve të Bashkuara në Indo-Paqësorin”, duke shprehur shqetësimin për krijimin në vitin 2020 nga Aukus, aleanca ushtarake mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë.

Kina është bërë më e zëshme në mbështetjen e Rusisë në mosmarrëveshjen e saj me fuqitë e NATO-s mbi Ukrainën, raporton Al Jazzera.

“Ata me të vërtetë janë përpjekur të përcjellin një front të bashkuar, të dy udhëheqësit kanë përjetuar marrëdhënie të përkeqësuara me SHBA-në dhe aleatët e saj gjatë viteve të fundit. Dhe Kina ka sinjalizuar se do të mbështesë Rusinë ekonomikisht nëse SHBA-ja vendos çdo lloj sanksionesh gjymtuese”, raporton Al Jazzera.

Krahas krizës në Ukrainë, të dy krerët diskutuan edhe për biznesin. Putin tha se Rusia ka përgatitur një marrëveshje të re për të rritur eksportet e gazit në Kinë në 48 miliardë metra kub (bcm) në vit nëpërmjet një tubacioni të ri që do të dërgojë 10 bcm në vit nga rajoni i saj i Lindjes së Largët. Putin tha gjithashtu se dëshiron të rrisë tregtinë midis dy superfuqive në një vëllim prej 200 miliardë dollarësh, nga 140 miliardë dollarë që kishte arritur në 2021.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!