Ukraina zbaton skenar lufte në Çernobil, rusët dhe bjellorusët në gatishmëri

Tensionet mbeten shumë të larta mes Ukrainës dhe Rusisë. Teksa copëzat e fundit të ushtrisë së Moskës nuk janë finalizuar, presidenti Vladimir Putin nuk mund të nisë operacionin për një pushtim total të vendit fqinj. Megjithatë një pjesë të ushtrisë ruse ka arritur fuqinë e plotë luftarake dhe duket se është në fazat e fundit të gatishmërisë për veprime luftarake nëse Kremlini e urdhëron atë. Ky vlerësim është bërë nga komanda e lartë e ushtrisë ukrainase. Një shqetësim i veçantë i zyrtarëve të Kievit vjen nga Gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014.

Mes tensioneve në rritje, Moska nuk rresht së treguari fuqinë e saj luftarake. Breshëri raketash, ushtarë që zbresin nga helikopterë dhe inskenojnë pushtimin e territorit dhe marshim me tanke, ishin disa nga pjesët e stërvitjes së përbashkët të trupave ruse dhe ato bjelloruse, në vëzhgimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Stërvitja u zhvillua në Bjellorusi, aty ku Rusia ka vendosur disa mijëra trupa dhe armatime të rënda, si edhe avionë luftarakë. NATO thotë se ky është spostimi më i madh i trupave ruse, rreth 30 mijë, që prej Luftës së Ftohtë. Prania e trupave ruse në Bjellorusi ka rritur alarmin në Perëndim për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga disa pika të ndryshme. Kievi thotë që Rusia ka vendosur rreth 115mijë trupa rreth kufirit që ndan dy shtetet. Një përgjigje ndaj këtyre lëvizjeve erdhi dhe nga kampi tjetër. Garda Kombëtare e Ukrainës, forcat speciale dhe policia zhvilluan një stërvitje luftarake në qytetin e shkretuar Pripjat në zonën e Çernobilit. Gjithashtu stërvitje u zhvilluan edhe në bazën ushtarake Javoriv në perëndim të vendit. Forcat qëlluan me raketa anti tank dhe pajisje të rënda ushtarake të marra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tu mbrojtur nga ndonjë pushtim i Rusisë. Moska refuzon synimet për luftë, ndërsa perëndimi ka gati masa dhe sanksione të rënda nëse një e tillë do të ndodhë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!