Rruga drejt Ferrit

Një përleshje brutale mes bandave meksikane ka lënë pas 16 viktima.

Ngjarja ndodhi të shtunën, në shtetin e Zacatecas, me rrugën ku ndodhi përplasja që u mbush me trupa pa jetë.

Fotot tregojnë se si në çdo 5 hapa ndodhet një trup i mbuluar me çarçaf, ndërkohë që e gjithë rruga është kthyer në një zonë të madhe krimi.

Ndërkohë, 6 trupa të tjerë u gjetën të varur brenda një magazine pranë rrugës.

Vetëm në Zacatecas, në vitin 2021, u regjistruan 1050 vrasje, 200 më shumë sesa në vitin 2020.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!