Shtyhet gara e lëshimit në skijimin alpin, Albin Tahiri do të nisë një ditë tjetër garimin në “Pekini 2022”

Skitari jonë, Albin Tahiri nuk ka arritur sot (e diel) të debutoj në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, pasi gara e tij është shtyrë shkaku i kushteve të dobëta meteorologjike.

Faqja zyrtare e KOK-ut ka njoftuar se fillimisht është shtyrë për tri orë shkaku i erërave të forta gara e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Gara pritej të niste në ora 6:00 me kohën tonë lokale, pastaj nga ora 07:00, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Megjithatë, KOK-u ka njoftuar më vonë, se përfundimisht, shkaku i erërave të forta, gara e lëshimit në skijimin alpin është shtyrë për një ditë tjetër.

Skitari jonë, Albin Tahiri ka numrin rendor 43 dhe debutimi i tij në “Pekini 2022” do të vijë brenda disa ditësh.

Përveç Tahirit, Kosovën e përfaqëson në “Pekini 2022” edhe skitarja 17-vjeçare Kiana Kryeziu. /Rahoveci info/

Lajmet Shtyhet gara e lëshimit në skijimin alpin, Albin Tahiri do të nisë një ditë tjetër garimin në “Pekini 2022” >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!