U duartrokit se kishte refuzuar kompensimin e derivateve, pretendohet se ish-deputeti i LDK-së ka shpenzuar mbi 10 mijë euro naftë

Në një ditë vere, Grainca i cili vjen nga Ferizaj i kishte kërkuar Kuvendit të Kosovës që të mos i ndante para për udhëtim, pasi kishte thënë se jetonte në Prishtinë. Letra e 29 korrikut të vitit 2015 u publikua dhe u shpërnda gjithandej. Deputeti i LDK-së ndoshta është ndjerë krenar për imazhin e mirë që e krijoi papritmas, shkruan Express.

Por Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca thotë se nga viti 2011 deri në vitin 2013, Grainca kishte shpenzuar 10,440 euro për derivate.

“Një deputet i LDK-së i cili në media u deklarua që nuk ka marrë meditje për udhëtim, nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka shpenzuar në derivate 10,440 euro. 5220 euro për vit, apo 435 euro në muaj për dy vite me radhë. Transparencë deri në fund!”, shkroi Kërçeli në Facebook.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!