Kritika nga brenda ndaj Putin: Pushtimi i Ukrainës do të sillte mijëra të vdekur, do të vinte në pikëpyetje ekzistencën e shtetit rus

Një gjeneral rus në pension ka paralajmëruar Vladimir Putin-in që të mos nis luftën me Ukrainën, ndërsa e akuzon liderin se ka krijuar një konflikt “artificial” për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme të vendit.

Leonid Ivashov shkroi një letër të hapur në të cilën kritikoi politikën e Putin, të cilën e quajti “kriminale” për të provokuar luftën pavarësisht se, sipas tij, Rusia nuk përballet me ndonjë kërcënim kritik.

Kritikat e brendshme ndaj Putin vijnë ndërsa Emmanuel Macron do të vizitojë Kremlinin për të biseduar me Putin mbi tensionet e kohëve të fundit me Ukrainën e Perëndimin, një ditë pasi këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se sulmi rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë në çdo kohë me një kosto të jashtëzakonshme në jetë njerëzish.

Ivashov është një gjeneral në pension, aktualisht presidenti i Akademisë për Problemet Gjeopolitike.

“Sa i përket kërcënimeve të jashtme, sigurisht që janë të pranishme. Megjithatë, sipas vlerësimit të ekspertëve tanë, aktualisht ato nuk janë kritike, duke kërcënuar drejtpërdrejtë ekzistencën e shtetit të Rusisë dhe interesat jetike. Forcat e NATO-s nuk kanë zhvilluar ndonjë aktivitet kërcënues. Për këto arsye, situata që po krijohet mbi Ukrainën është artificiale”, tha ai.

Më tej, gjenerali shton se Ukraina ka të drejtë të mbrohet si një komb i pavarur, ndërsa reagimi ndërkombëtar ndaj aneksimit të Krimesë “tregoi bindshëm dështimin e politikës së jashtme ruse. Përpjekjet për të krijuar Federatën Ruse përmes ultimatumeve dhe kërcënimeve për përdorimin e forcës, janë të pakuptimta dhe të rrezikshme”.

Sipas Ivashov, përdorimi i forcës ushtarake ndaj Ukrainës, së pari, do të vinte në pikëpyetje ekzistencën e shtetit rus. “Së dyti, do t’i bënte rusët dhe ukrainasit armiq të përhershëm. Së treti, do të sillte me mijëra të rinj të vdekur nga të dyja kampet, gjë që do të ndikonte në situatën e ardhshme demografike në vendet tona që po vdesin. Në fushëbeteja, trupat ruse do të përballeshin jo vetëm me ushtarët ukrainas, mes të cilëve do të ketë edhe shumë djem të rinj rusë, por edhe ushtri dhe pajisje ushtarake të NATO-s dhe shtetet anëtare të aleancës do të detyroheshin që t’i shpallnin luftë Rusisë. Një pushtim i tillë do të kërcënonte paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe do të shoqërohej me sanksione të rënda për Rusinë. Presidenti, Qeveria, Ministria e Mbrojtjes, nuk mund të mos kuptojnë pasoja të tilla, ata nuk janë aq budallenj”.

Më tej, gjenerali vë në dyshim gatishmërinë e Putin për luftë, pasi sipas tij, ai nuk do të rrezikonte një konflikt dhe armiqësi të tillë, duke arritur në përfundimin se kjo situatë është një shpërqendrim nga problemet e brendshme të Rusisë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!