Pekin 2022: Kiana Kryeziu shkruan historinë, Tahiri arrin kohën më të mirë personale në lojërat dimërore

Kiana Kryeziu ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. Skitarja jonë ka përfunduar garën e parë në disiplinën e sllallomit të madh.

Në një konkurrencë tejet të forte, ajo u rendit e 59-ta nga 82 pjesëmarrëse, me kohë 1 minutë, 18.78 sekonda.

Kiana po e shkruan historinë, si vajza e parë nga Kosova që garon në Lojërat Olimpike Dimërore.

Albin Tahiri ka garuar sot në disiplinën e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Skitari ynë përfundoi në vendin e 35-të nga 43 garues, pozita e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Tahiri pati kohën 1 minutë, 52.44 sekonda. Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh. /Rahoveci info/

Lajmet Pekin 2022: Kiana Kryeziu shkruan historinë, Tahiri arrin kohën më të mirë personale në lojërat dimërore >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!