Xavi analizon pikat kyçe të fitores së Barcelonës ndaj Atleticos

Xavi është deklaruar pas fitores 4-2 të Barcelonës ndaj Atletico Madridit në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Katalunasit ishin të pandalshëm në këtë takim, derisa mysafirët përfituan në dy raste nga gabimet e lojtarëve kundërshtarë.

Xavi ka thënë pas ndeshjes se të gjithë kishin nevojë për një fitore të tillë, për të treguar se janë një skuadër që mund të garojnë për gjëra të mëdha.

“Lojtarët dhe stafi kishin nevojë për këtë fitore”, ka thënë fillimisht strategu i Barcelonës.

“Qëllimi ynë në këtë edicion është që të përfundojmë në top katërshe dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”.

“Të gjithë patën nevojë për këtë fitore, mund të jetë një pikë kthese. Duhet të jemi modest, është një fitore përball një skuadre kampione. Mendoj se kemi bërë një punë fantastike për 60 minuta”.

“Alves? Deri në momentin që ai ishte në fushë, ishim perfekt dhe më pas ne e lëshuam ritimin dhe po mbroheshim me dhjetë lojtarë. Për mendimin tim, për 60 minuta – ajo ishte Barcelona që e duam”.

“Adama Traore? Adama është një lojtar i matur, ai e do se është një bishë fizikisht. Në situatën një me një, ju nuk mund ta mposhtni atë”, ka shtuar më tej Xavi.

Pas javës së 23-të, Barcelona është futur në top katërshe me 38 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi që ka rënë në vendin e pestë./Rahoveci info/

Lajmet Xavi analizon pikat kyçe të fitores së Barcelonës ndaj Atleticos >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!