Aksidentohet autobusi me turistë në Kankun, 8 viktima

Dy turistë francezë dhe një gjerman ishin mes 8 viktimave të një aksidenti të rëndë rrugor në Kankun të Meksikës.

Sipas të dhënave paraprake, autobusi me të cilin udhëtonin 28 turistët u përplas me një mjet tjetër. 12 persona janë dërguar për të marrë ndihmë spitalore.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë rrugor.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!