Armend Zemaj, kampion i shpenzimeve të udhëtimit: Për nëntë vite, ia mori buxhetit 25 mijë euro

Që nga marrja e vendimit për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve  në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, Zemaj ia ka shpenzuar kuletës shtetërore 25 mijë euro, shkruan Rahoveci INFO.

Në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2011, ish-ministri i Shëndetësisë shpenzonte 610 euro për dy muaj që të arrinte në seanca e komisione.

Ndërkaq, në vitin 212, Zemaj i LDK-së kishte shpenzuar 4,110 euro për një vit.

Më 2013-ën, Zemajt iu regjistruan shpenzime më të ulëta, prej 3,570 eurosh kompensim.

I njëjti më 2014-ën, periudhën kur reduktohen kompensimet dukshëm, përgjatë muajve janar-dhjetor ka harxhuar 1.440 euro.

Për vitin 2015, deputeti i LDK-së kompensohej me 3,270 euro.

Gjatë 2016-ës, Zemaj mori 2,970 euro nga buxheti për një vit.

Më 2017-ën, Zemajt i kishte kushtuar rruga për në Prishtinë 2.040 euro.

Ndërkaq, në tri vitet e fundit, ish-shefi i dikasterit të Shëndetësisë kompensohej si vijon: 2018-ën 2,700 euro, 2019-ën 2,280 euro, 2020-ën 210 euro dhe 2021-ën 1.800 euro.

Të dhënat janë marrë nga publikimet e Kuvendit të Kosovës së shpenzimeve të deputetëve nga periudha 2011-2021. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!