Burri i presidentes i vërsulet rëndë mediave që publikuan shpenzimet e Vjosa Osmanit

Sadriu me anë të një postimi në Facebook i ka quajtur mediat “kriminale” duke thënë se po shpifin, shkruan Rahoveci INFO.

Sadriu, i cili flet me kompetencë madhore për çdo proces, pavarësisht se pozita e vetme e tij është “bashkëshort i presidentes”, ka thënë se portalet po mundohen ta njollosin punën e presidentes.

“Dhjetera miliona euro keqperdorime te qytetareve permes te cilave keni blere televizione, portale e paguani ‘qepues’ per t’u munduar ta njollosni punen e ndershme te Presidentes. Per juve shteti eshte vetem mjet per mbrojtjen e interesave biznesore e kriminale. Kaq”, ka shkruar Sadriu.

Postimi i plotë:

PRONTO SHEF, A PO I QEPOJMË EDHE SONTE

Kur perfaqesuesit e Ndermarrjeve te Perbashketa kriminale, ‘gazetaret’ e parapolitikes, e persona të perfshirë ne reket e ne keqperdorime milioneshe, moralizojne. Jane keta moralizues e shpifes te cilet paguanin nje natë akomodim me Nju Jork $1.200 ne Hotel Interconntinental Manhattan, e mengjesin e paguanin $50 per person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijera dollare). Bileta avioni First Class e rralle here Business Class. Per Economy as qe flitej. Ju nuk keni lene gje publike pa keqperdore.

Dhjetera miliona euro keqperdorime te qytetareve permes te cilave keni blere televizione, portale e paguani ‘qepues’ per t’u munduar ta njollosni punen e ndershme te Presidentes. Per juve shteti eshte vetem mjet per mbrojtjen e interesave biznesore e kriminale. Kaq!. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!