Deputetja me pesë vetura të biznesit shpenzoi 880 euro të shtetit për naftë vitin e kaluar

Në bazë të shpenzimeve të bëra publike nga Kuvendi i Kosovës, bëhet e ditur se Grainca vitin e kaluar ka shpenzuar 880 euro, shkruan Rahoveci.info.
Ajo ka deklaruar se udhëton nga Ferizaj në Prishtinë.
Në Agjencinë Kundër Korrupsion, Grainca ka deklaruar pesë vetura të biznesit.
Më e shtrenjta nga to është ajo e 75 mijë eurove. /Rahoveci.info/