Ende s’është identifikuar personi që vdiq mbrëmë nga zjarri, policia njofton se u lëndua edhe një femër 21 vjeçare

Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se viktima në këtë rast nuk është identifikuar ende.

Përpos tij nga ky rast e lënduar ka mbetur edhe një femër, 21 vjeçare, shkruan Rahoveci.info.

Ne detaje e këtij rasti është thënë se nga hetimet e para theksohet se posa ka hyrë në hapësirën e pikës së karburantit ka marrë flakë nga pjesa e mesme e automjetit.

“Me datën 07.02.2022, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë në hapësirën e një pikë të karburantit në fshatin Babush, një automjet i udhëtareve me targa vendore ishte përfshirë nga flaka. Për pasojë një person ka humbur jetën që ishte në automjet, ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pikë karburantit ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim mjekësorë. Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në koordinim dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, menjëherë i ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje .

Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes nga krim teknikët rajonal, grumbullimit të informacioneve nga hetuesit rajonal, video incizimeve në terren, dyshohet se automjeti i udhëtarëve që ishte në lëvizje, posa ka hyrë në hapësirën e pikës së karburantit ka marr flakë ( nga pjesa e mesme e automjetit), në rrethana ende të pasqaruara dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i automjetit ( i paindetifikuar ), ndërsa është lënduar personi me inicialet A.I (F/K) e moshës 21 vjeçare nga një pjesë e shkëputur metalike nga automjeti, e cila në ato momente ishte duke punuar në marketin e kësaj pikë karburanti”, thuhet në njoftimin për media.

Njashtu u tha se ve vendim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i cili ishte në vendin e ngjarjes, rasti është cilësuar ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe trupi i pajetë ( i karbonizuar) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për identifikim, ndërsa automjeti është tërhequr nga policia për ekzaminim.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Deminimit të Policisë së Kosovës dhe Eksperti i Zjarreve. Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim edhe me njësitet tjera për hetim, që kur ka ndodhur ngjarja është duke punuar në vazhdimësi në grumbullimin e informacioneve, intervistimin e personave për të zbardhur rastin”, theksohet tutje në njoftim.

“Për informacione tjera deri në identifikimin e plotë të trupit të pajetë dhe rrethanave se si ka ndodhur ngjarja, opinioni publik do të njoftohet me kohë.”./Rahoveci.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!