Lushtaku heq dorë nga privilegjet si deputet

Këtë e ka bërë të ditur vet ai me anë të një postimi në Facebook, shkruan Rahoveci.info.

“Duke e kuptuar indinjatën tuaj, marrë parasysh gjendjen socio ekonomike në vend shpreh keqardhjen time dhe njëherit ju bëj me dije që nga sot do të heq dorë nga këto privilegje të përcaktuara për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Të dashur qytetarë,

Gjatë këtyre ditëve është bërë aktuale çështja e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve. A është bërë me qëllim të shpërqëndrimit të vëmendjes tuaj nga shtrenjtimi i rrymës elektrike, apo jo, gjykojeni secili me mendje të kthjellët.

Për hir të korrektësisë dhe të vërtetës, e ndjej për obligim që të jap disa sqarime.

Si përfaqësues i popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga viti 2017 sa kam hyrë në politikë, për katër vite (2017, 2018, 2019, 2020) kam shpenzuar 0 (zero) cent, ndërsa tani jam informuar nga mediat për kompensimet e udhëtimit për vitin 2021.

Duke e kuptuar indinjatën tuaj, marrë parasysh gjendjen socio ekonomike në vend shpreh keqardhjen time dhe njëherit ju bëj me dije që nga sot do të heq dorë nga këto privilegje të përcaktuara për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Rahoveci.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!