Mbi 12 mijë kosovarë aplikuan për viza në Ambasadën e Zvicrës për tre muaj

Nga kjo ambasadë për Klan Kosovën kanë treguar edhe kategorinë e aplikuesve dhe ndarjen me numër sipas aplikuesve.

“Gjatë periudhës tetor – dhjetor 2021, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, e cila përfaqëson Zvicrën, Belgjikën, Francën, Austrinë, Holandën, Luksemburgun në çështjet e vizave C, i ka lëshuar 11 mijë e 474 viza dhe 644 viza kombëtare D”, thuhet në përgjigjen për Klan Kosovën.

Ndryshe, më herët në media u raportua se vetëm për dy muaj, mbi 105 mijë persona aplikuan për vizë pune në ambasadën e Gjermanisë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!