Shitje rekorde, Ferrari iu shpërndan punonjësve bonuse prej 12 mijë euro

Për Ferrarin viti që lamë pas ka qenë i mirë kur bëhet fjalë për shitje, e këtë e kanë ndjerë në xhepat e tyre edhe punonjësit e kësaj kompanie italiane që fituan bonuse.

Ferrari ndau për punonjësit bonuse në vlerë prej 12 mijë eurove, kjo pasi vitin e kaluar shiti 11.155 vetura në mbarë botën – duke tejkaluar shifrat e vitit 2020 për 22,3 për qind.

Një e dhënë më mbresëlënëse është që kjo shitje ishte më e mirë edhe krahasuar me periudhën para pandemisë së COVID-19, përkatësisht në vitin 2019 kur shitja ra për 10 për qind.

Nga Ferrari kanë konfirmuar se kanë marrë porosi deri në vitin 2023, e kur bëhet fjalë për rezultatet e shitjeve për këtë vit, pritjet gjithashtu janë të mëdha kjo për faktin se së shpejti do të prezantohet SUV-i i njohur si Purosangue.

Për kompaninë që po futet në botën e elektrifikimit, këto të dhëna janë një mënyrë e mirë e dalje nga epoka e veturave sportive me benzinë.

Kërkesat për veturat e Ferrari janë të mëdha, në veçanti në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Më të popullarizuarat janë modelet me motor V8, e fjala është për një rritje prej 34,6 për qind. Në rastin e modeleve me motor V12, ka një rënie. /Rahoveci.INFO/

Lajmet Shitje rekorde, Ferrari iu shpërndan punonjësve bonuse prej 12 mijë euro >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!