Tahiri: Vendimi për rrymën nxit qytetarët që ta lëshojnë më shumë Kosovën

Ai, nëpërmjet një konference për media, ka thënë se një gjë e tillë mund t’i nxis qytetarët ta lëshojnë vendin, shkruan Rahoveci INFO.

“Në vendin tonë tashmë kemi një fluks masiv të largimit të njerëzve nga Kosova. Në janar i kemi rreth 48 mijë aplikime të qytetarëvë që dojnë të largohen. Vendimi i sotëm për shtrenjtimin e rrymës ka për t’i rritë edhe më shumë kërkesat dhe ambiciet e qytetarët për ta lëshu Republikën e Kosovës. Jeta po bëhet e papërballueshme”, ka deklaruar ai.

“Ne si PDK sot propozuam një mocion procedural për të futur në mënyrë urgjente e cila lidhet me vendimin e ZRRE-së, pra vendim të cilin e shpjeguam që nuk duhet të kalojë. Si duket kemi një sinkronizim mes qeverisë, VV-së dhe ZRRE-së për vendosmërinë e tyre për rritjen e çmimit të rrymës. Padyshim se do ta ftojmë një seancë të jashtëzakonshme si opozitë. Ditëve në vijim do të bëjmë edhe kundërshtimin e këtij vendimi përmes institucioneve tona gjyqësore të vendit tonë. Duke filluar nga Gjykata Themelore e Prishtinës deri tek Gjykata Kushtetuese”, ka thënë më tej ai. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!