Zemaj: Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, i papërballueshëm për qytetarët

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se ky debati për shtrenjtimin e rrymës duhet të trajtohet me seriozitet dhe është më i rëndësishëm se sa votimet e disa pikave të rendit të ditës nga seancat e kaluara.

“ZRrE ka marrë një vendim në kundërshtim me krejt hapat e pritshëm që janë ndërtuar. Nuk e ka pritur rezolutën. Nuk e ka pritur ose dëgjuar zërin e qytetarëve edhe ata të cilët kanë protestuar e që kanë kundërshtuar. As ata s’janë mbi ligjin, ligji duhet të respektoj barazinë”, tha Zemaj.

Tutje, Zemaj tha se LDK e përkrah pjesën e debatit dhe votimin e një rezolute për anulimin e këtij vendimi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!