Kuptimi i tmerrshëm i “Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale”, termi me të cilin Prindoni iu referua mediave

Ky i fundit u bë temë diskutimi pasi me një agresivitet të pakursyer iu drejtua dje medieve që ia publikuan shpenzimet për naftë Vjosa Osmanit gjatë kohës që ajo ishte deputete, shkruan Rahoveci.info.

Ai iu drejtua mediave me termin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, term ky me të cilin Prokurorët e Speciales i referohen UÇK-së.

Por çka nënkupton “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale”?

Ndërmarrja e përbashkët kriminale nënkupton forma të bashkëkryerjes sistematike dhe gjërësisht të përhapura të veprave penale (krimit), me këto elemente: 1) që në kryrjen e krimit të kenë marrë pjesë më shumë ekzekutues; 2) që ata individë në grup kanë synim dhe qëllim të përbashkët; 3) që synimi ose qëllimi i përbashkët paraqet vepër penale (krim) të paraparë sipas ligjit, 4) që kryesit e veçantë (individualisht) të veprave penale kanë qëllim të përbashkët; 4) që i akuzuari konkret ndaj të cilit zhvillohet gjykimi, ka marrë pjesë në atë ndërmarrje të përbashkët dhe ka “kontribuar” dukshëm në kryerjen e krimit; 5) që personat të cilët kanë marrë pjesë në ndërmarrjen e përbashkët kriminale duhet të identifikohen me ndonjë strukturë, emër, kategori apo grup të cilit i përkasin (ushtarak, policor, paraushtarak, administrativ) apo çfarëdo grupi tjetër të identifikueshëm.  /Rahoveci.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!