Lideri Suprem i Iranit: Biden dhe Trump po dëmtojnë reputacionin e Amerikës

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, akuzoi Joe Biden dhe Donald Trump se kanë dëmtuar reputacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e së martës është një nga rastet e rralla kur Lideri Suprem kritikon amerikanët.

“Dy presidentët amerikanë, i tanishmi dhe i mëparshmi, janë bashkuar për të njollosur imazhin e Shteteve të Bashkuara… Secili në mënyrë të ndryshme”, tha Khamenei, pa e shtjelluar mendimin.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara rinisën bisedimet në Vjenë të martën, për të “ringjallur” marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të cilën presidenti Donald Trump e anuloi në vitin 2018.

Por ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se bisedimet kanë hyrë në fazën e fundit, zyrtarët iranianë kanë deklaruar se disa pjesë të kërkesave të tyre për heqjen e sanksioneve nuk janë marrë në shqyrtim gjatë bisedimeve.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!