Presidenca i del kundër vendimit të ZRRE-së: Komentet tona u morën parasysh pjesërisht

Kundërshtia nga presidenca është shprehur me anë të një komunikate për media, duke thënë se komentet e këtij institucioni kundrejt ZRRE-së janë marrë parasysh pjesërisht, shkruan Rahoveci INFO.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e saj për faktin se vendimi final i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2022 ka marrë parasysh vetëm pjesërisht komentet e dërguara nga ZPRK-ja në Raportin Konsultativ të Zyrës së Rregullatorit për Energji mbi Shqyrtimin e Strukturës Tarifore për Konsumatorët e Rregulluar të Amvisërisë të Shërbyer nën FSHU”, thuhet në komunikatë.

“Vendimmarrja inkluzive dhe vendosja e konsultimit publik në qendër të politikave rregullatore efektive duhet të jetë gjithnjë parimi i marrjes së vendimeve strategjike të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien qytetarëve”.

“Ritheksojmë që për ZPRK, objektiv kryesor mbetet respektimi i parimit të përballueshmërisë, qasjes së barabartë, dhe furnizimit të rregullt me energji elektrike. Nisur nga kjo, i bëjmë thirrje institucioneve relevante të prioritizojnë angazhimin strategjik në këtë drejtim”, thuhet më tej.

“Përfundimisht, pavarësisht cilitdo skenar final të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave, ZRRE-së i bëjmë thirrje që shqyrtimin e radhës të rregullt të tarifave ta bazoj duke u thirr në strukturën e deritashme tarifore dhe jo në rezultatet e rishikimit të jashtëzakonshëm tarifor”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!