Shefi i ZRRE-së: Shtrenjtimi është në të mirën e të gjithë qytetarëve

Në emisionin Pressing në T7 ai tha se rritja e çmimit të rrymës ishte veprim i domosdoshëm.

“Unë konsideroj se ky vendim është në të mirën e të gjithë qytetarëve duke pasur parasysh që kemi pasur rritje enorme të çmimeve të importit dhe kjo rritje ka qenë e domosdoshme duke pasur parasysh këtë rritje që ka ndodhur e cila nuk është që u shkaku nga tregu vendor por nga tregu ndërkombëtar ose nga rritja e kostos së importit”, tha Fejzuallau.

“Deri në 800kWh nuk do të ketë rritje. Edhe për konsumatorët biznesorë ose komercial nuk të ketë rritje. Për këto dy kategori të konsumatorëve s’do të ketë rritje”, shtoi ai.

“Të gjithë konsumatorët do të përfitojnë nga subvencionimi i qeverisë. Edhe për konsumatorët familjarë deri në 800kWh s’do të ketë rritje”, theksoi ai.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!