Tensionet në kufirin ukrainas, Europa e bashkuar: Dialogu, e vetmja zgjidhje

Liderët evropianë u zotuan se do të qëndrojnë të bashkuar në qëllimin e tyre për zbutje të tensioneve lidhur me situatën në Ukrainë, pas pozicionimit të mbi 100 mijë trupave ruse në kufi. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se sheh mundësi për zgjidhjen e krizës, pas negociatave të nivelit të lartë që zhvilloi në Moskë dhe Kiev. Duke folur nga Berlini ku u takua me kancelarin Olaf Sholz dhe presidentin polak, Andrej Duda, kreu i Elizesë i bëri thirrje për vazhdim të dialogut me Kremlinin, duke e konsideruar këtë si mënyrën e vetme për shmangur përshkallëzimin.

“Do të vazhdojmë të veprojmë gjatë javëve të ardhshme me objektiv të thjeshtë. I pari është që të shmangim luftën. Paqja dhe stabiliteti i kontinentit europian janë të shenjta për ne dhe është detyra jonë të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’i ruajtur”, tha Macron.

Scholz tha se të tre liderët “janë të bashkuar në qëllimin e ruajtjes së paqes në Evropë përmes diplomacisë”, ndërsa Duda pohoi se lufta mund të shmanget. “Jemi të gjithë të bashkuar rreth të njëjtit qëllim; të ruajmë paqen në Europë përmes diplomacisë dhe vullnetin e përbashkët për të vepruar në tërësi”.

Presidenti francez Macron tha se beson që negociatat e zhvilluara me Putin dhe Zelenskiyn, në Moskë dhe Kiev, do të ndihmojnë në zbutje të tensioneve. Ai tha se kishte marrë garanci nga Putin se situata në kufi nuk do të përshkallëzojë, por Kremlini e hodhi poshtë një pretendim të tillë. Sakaq, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, bëri të ditur se presidenti amerikan, Joe Biden, planifikon të angazhohet me Macronin, duke shtuar se udhëheqësit kanë biseduar dy herë përmes telefonit, këtë javë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!