“Zotëriu i parë” i referohet mediave ashtu siç Prokurorët e Speciales i referohen UÇK-së

Reagimi i tij me nervozizëm ndaj mediave erdhi vetëm pasi që këto të fundit publikuan shpenzimet e Osmanit për naftë, gjatë kohës që ishte deputete, shkruan Rahoveci.info.

Osmani, për katër vite shpenzoi katër mijë euro, ndonëse jeton në Prishtinë.

“Kur perfaqesuesit e Ndermarrjeve te Perbashketa kriminale, ‘gazetaret’ e parapolitikes, e persona të perfshirë ne reket e ne keqperdorime milioneshe, moralizojne”, shkruajti Sadriu.

Mirëpo shprehja “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale” nuk është diçka e padëgjuar në publik.

Së fundmi, kjo është shprehja e përdorur nga Prokurorët e Speciales për krerët e UÇK-së, dhe UÇK-në në tërësi.

Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale përdoret si formë përgjegjësie në lëminë ligjore ndërkombëtare në Gjykatat për krime lufte.

Avokati i Veselit: Aktakuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë qesharake, disa nga to janë hedhur poshtë edhe më parë në Hagë

Ndryshe, Prindon Sadriu, aktualisht është edhe ushtar edhe diplomat.

Ai përveç që është pjesëtar rezervë i FSK-së, është edhe ushtrues detyre i ambasadorit të Kosovës në Shkup.

Pritet të shihet nëse AGK apo organizata tjera do të reagojnë ndaj kësaj gjuhe linçuese dhe fyese të “zotëriut të parë” karshi mediave. /Rahoveci.info

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!