Armando Broja i shënon edhe Tottenhamit në Ligën Premier

Sulmuesi shqiptari i Southamptonit, Armando Broja, ka vazhduar me gola në Ligën Premier. Në ndeshjen e sotme që po zhvillohet mes Tottenham dhe Southampton, ka dal në skenë edhe një herë sulmuesi shqiptar.

Fillimisht në epërsi kaluan vendasit me autogolin e Jan Bednarek në minutën e 18-të.

Por ‘Shenjtorët’  barazuan pas pesë minutash me Armando Brojën që ktheu në gol një asistim të Romain Perraud për 1-1.

Pas disa minutash Broja kishte edhe një rast të mirë për të shënuar, por goditja e tij shkoi jashtë portës. Ky ishte goli i gjashtë i Brojës në këtë edicion të Ligës së Kampionëve./Rahoveci info/

Lajmet Armando Broja i shënon edhe Tottenhamit në Ligën Premier >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!