Gjini i reagon Sadriut: Presidenten e mbron ligji, jo burri i vet e as kanuni

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shtetin ku presidenten (apo edhe presidentin) duhet ta mbrojë familjari, qoftë ai edhe bashkëshort, e quajnë shtet të dështuar.

“Kosova nuk është shtet i dështuar, prandaj pretendimi se burri duhet t’i dalë në mbrojtje gruas presidente, aq më tepër kur ai është diplomat, i qet fort hije të keqe shtetit. Presidenten e mbron ligji, kushtetuta dhe të gjitha institucionet e shtetit. Jo burri i vet. Jo kanuni”, ka shkruar Ardian Gjini.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, sot ka deklaruar se presidentja është kërcënuar me jetë në emisione të drejtpërdrejta.

Sadriu kishte shkruar ndër tjera në Facebook, se Osmani dhe familja e tij po kërcënohen me jetë live nëpër emisione, pas publikimit të shpenzimeve të Osmanit gjatë kohës sa ishte deputete.

Bashkëshorti i Presidentes: Kur s’i del krah familjes, s’i del krah as vendit

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!