Kafexhiu me telegram ngushëllimi për familjen Popaj pas vdekjes së asamblistit e aktivistit të kahmotshëm, Masar Popaj

Pak çaste më parë, portali rajonal Rahoveci.info raportoi për vdekjen e Masar Popajt, asamblist i zgjedhur i LDK-së për Kuvendin Komunal të Rahovecit nga zgjedhjet e fundit lokale.

I ndjeri tash e një kohë po përballej me një sëmundje të rëndë, sëmundje kjo që fatkeqësisht edhe ia mori jetën.

Nuk ka shkuar shumë dhe kreu i Kuvendit Komunal, Defrim Kafexhiu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit, duke kujtuar me fjalët më të mira njeriun që gjatë gjithë jetës së tij ia përkushtoi fshatit Fortesë, respektivisht vendlindjes, ku edhe dha frymën e fundit.

/Rahoveci.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!